Laminate Veneer mund te kryhet ne cdo person qe kerkon nje buzeqeshje te bukur pa i demtuar fare dhembet.

Cilat janë avantazhet e Laminate Veneer

• Është nga mjekimet më konservative (mbrojtëse) kjo rrjedh prej hollësisë se indit i hiqet rreth 0,3mm-0,7mm. Prandaj ska nevojë të pritet dhëmbi (të hollohet)

• kohëzgjatja e mjekimit është shumë e shkurtër. Në 2 ose 3 seanca arrini një buzëqeshje të re.

• Sipas modelit që përgatitet mund të shihni formën 3 dimensionale që do të kenë dhëmbët tuaj para se të fillojë punimi tek dhëmbët.

• Kur bëhet me indikacionin, teknikën dhe dizenjimin e duhur të një qeshjeje të bukur bëhet shumë e përshtatshme me fytyrën e pacientit sa të mos bie në sy të personave të tjerë.

• Ngaqë ka karakteristikën është e pamundur ti dallosh nga dhëmbët natyralë. Sa më tepër cilësi të kalimit të dritës të kenë këto Laminate Veneer aq më natyralë do të jetë përfundimi.

• Shtresa e porcelanit e lustruar mjaft mirë ul në maximum formimin e gurëzave.

• Nuk ndryshon nga faktorë të jashtëm si kafe, çaj duhan.

• Si material është shumë i thyeshëm. Por kur ngjitet ashtu siç duhet me dhëmbin është shumë rezistent ndaj forcave tendosëse dhe tërheqëse. Psh është e pamundur të heqësh një Veneer nga dhëmbi. Mund të largohet nga dhëmbi me frezë diamanti.

• Ka rezistencë të madhe ndaj dëmtimit.