Fasetat (Laminate) Veneer

Laminatet Veneer janë shtresa porcelani që vendosen në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve. Është një nga mjekimet me konservative (mbrojtëse)

Kjo sepse indi që hiqet nga dhëmbi është shumë i pakët. Mjafton të hiqet

0,3-0,7 mm ind. Më pas shtresat e porcelanit (veneer) përshtaten në trashësinë dhe ngjyrën e duhur. Ngaqë janë shtresa shumë të holla dhe nuk përmbajnë metal, janë shumë të suksesshme nga ana estetike. Laminate Veneer i japin mundësi kalimit të dritës dhe kanë një aftësi që dhëmbi mbi të cilin janë përdorur të duket komplet natyral.

Kjo cilësi bën që të duken si dhëmbë natyralë edhe në dritën e flash-it dhe të diskos. (Në këtë lloj drite këllëfet që kanë brenda metal duken si njolla të errëta dhe sikur nuk janë në gojë.)

Kalueshmëria e dritës nga Laminat varet nga porcelani i përdorur dhe teknika e prodhimit. Periudha e mjekimit është e shkurtër. Në kontrollin e parë merret një masë nga pacienti. Ngjiten lamina të përkohshme në formën dhe gjatësinë që do të bini dakort me mjekun tuaj. Sipas modelit të marrë në tre dimensione ju mund të shikoni se si do të jenë dhëmbët tuaj përpara se të nisni punimet me to.

Më përpara ngjiten shtresa plastike të përkohshme të cilat do të mbrojnë dhëmbët tuaj derisa të vendosen laminat e porcelanit. Kontrollohet dhe pershtatja e këtyre Laminave me fytyrën dhe bëhen ndryshime të laminave për të gjetur buzëqeshjen ideale. Sipas këtij modeli përgatiten laminat e porcelanit dhe ngjiten.

Laminat e porcelanit megjithëse janë shumë të holla, janë shumë rezistente ndaj thyerjeve. Me një metodë të veçantë (rezin kufizuese) kryhet ngjitja dhe pastaj është e pamundur shkëputja e laminave nga dhëmbi. Por mund të largohen ashtu si tek dhëmbët natyralë duke i gërryer. Laminat kanë nevojë për preparim minimal, nuk ngjyrosen nga agjentë si cigarja, çaji, kafja, dhe nuk dallohen nga dhëmbi natyral përsa i përket përçimit të dritës. Prandaj kjo është metoda më e përshtatshme e mjekimit estetik që përdoret ditët e sotme.