Çfare jane implantet

İmplantet jane imitime te rrenjeve te dhembit te pregatitura prej Titaniumi e qe vendosen me ane te nje mikro
operacioni ne kocken e nofulles.
Titanjumi eshte nje material mjaft i mire per indet e dhembeve. Duke bere nje lidhje biologjike me kocken mbahet
aty ku eshte vendosur. Pas plotesimit te nje afati kohor (2-6 muaj),kjo ne varesi nga lloji i implantit dhe nga
pozicioni ku ai eshte implantuar,kalohet ne etapen e protezimit me dhembe mbi keto implante. Ne ditet e
soteshme implantet jane alternative e pa kontestueshme per te pasur nje dhembe sa me natyral.

NE CFARE RASTESH VENDOSIM PER TE BERE IMPLANT?

slide1

Ne rastin e pacienteve me proteza totale me anen e vendosjes se implanteve dhe me nje protezim korrekt mbi to,pacienti fillon te ushqehet sikur te kishte dhembet e tij natyral,prandaj se fundmi kerkesat ne te tilla rastesh jane rritur ndjeshem.
NUK ESHTE KURRE VONE PER TU NDIER ME MIRE E ME TE RINJ!..

A MUND TI VIHET IMPLANT CDO PACIENTI?

Ne vendin ku do vendoset implanti kocka e nofulles duhet te plotesoje parametrat e saj si ne gjeresi dhe ne lartesi. Gjithashtu njeri nga faktoret kryesor eshte dhe vete lloji I kockes me te cilen kemi te bejme. Tek te rijnte duhet te kete mbaruar procesi I zhvillimit te kockes. Ndersa nuk kemi nje tavan te siperm per kufirin e moshes. Mund te themi qe implant u vihet te gjithe atyre qe gezojne nje shendet te mire te pergjithshem. Nje faktor tjeter mjaft I rendesishem tek pacientet qe vendosim te bejne implante eshte HIGJENA. Mund te themi qe nje rol kryesor per te pasur nje rezultat pozitiv me implantet I perket vet pacientit per vete faktin qe sa I kujdeshem do qe ai per tu kujdesur per gojen e tij.

A DO KEMI DHIMBJE?

Operacioni apo nderhyrja behet nen efektin e anestezise lokale. Si ne cdo nderhyrje kirurgjikale mund te pritet te ndiejme pak dhimbje pas nderhyrjes,por kjo dhimbje I perngjason asaj te pas heqjes se nje dhembi. Per kete mjeku e pajis pacientin me nje recet per parandalimin e dhimbjeve e te infeksionit. Gjithesesi i gjithe stafi yne u gjindet prane per cdo lloj problemi.

SA ZGJAT NE TOTAL OPERACIONI I IMPLANTIT DHE PERFUNDIMI I DHEMBIT MBI TE?

Koha e operimit tek implantet eshte ne varesi te numrit qe do implantohen dhe te gjendjes shendetesore te pacientit,e varion nga nje gjysem deri ne disa ore. Pas operimit,pritet per nje afat kohor 2-6 muaj,kohe kjo qe i nevojitet implantit qe te mbaroje procesin e osteointegrimit me kocken e nofulles. Nese eshte e nevojshme mund te pregatitet nje punim provizor gjate kesaj periudhe. Pastaj sipas rastit me disa seanca brenda nje harku kohor prej 2 javesh perfundon dhe procesi i protezimit me dhemb mbi implant.

A ESHTE IMPLANTI NJE PUNIM I SHTREJNTE?

İmplanti eshte nje process me I nderlikuar dhe me nje kohe zgjatje shume me te madhe sesa proceset rutine ne klinike,plus kesaj ka dhe nje perberje me nje metal mjaft te shtrejnte sic eshte titanjumi,prandaj ka dhe nje kosto relativisht te larte. Por vlen per tu permendur dhe mos u harruar fakti qe me anen e implanteve perftojme zgjidhjen me te mire e me natyrale per zevendesimin e dhembeve qe na mungojne.

CILAT JANE AVANTAZHET E IMPLANTEVE?

· Perftojme nje pamje me estetike dhe natyrale.

· Dhembet mbeten te qendrueshem,te palevizshem. Protezat qe vihen mbi implante jane te palevizeshme.

· Me heqjen e dhembeve kockat e nofullave fillojne te humbasin ne sasi e te hollohen,gje kjo qe menjanohet me mbjelljen e implanteve ne keto zona.

· Meqenese rregullohet funksioni I pertypjes,perftojme nje ushqyerje me te mire e per rrjedhoje eliminojme semundjet e mundeshme te stomakut.

· Rrit besimin ne vetvete tek pacienti.

CILAT JANE DISAVANTAZHET E IMPLANTEVE?

· Eshte me e shtrejnte sesa punimet e tjera.

· Kohezgjatja me e madhe ne krahasim me punimet e tjera.

· Kerkon nje mjek dhe laborator te specializuar per realizimin e ketij punimi.

· Kerkon nje kujdesje me te madhe nga ana e pacientit per kujdesin ndaj gojes para dhe pas nderhyrjes.

SA ESHTE PERQINDJA E SUKSESIT TEK IMPLANTET?

Nga kerkimet qe jane bere suksesi varion nga %90-100. Por si ne cdo fushe te mjekesise nuk mund te jepet kurre %100 garanci.

indikacionet e suksesit tek mplantet:

· Duhet te tregojme kujdes per shendetin dhe higjenen e gojes.

· Gjate periudhes se sherimit perdorimi I alkoolit dhe duhanit.

· Te qenit mire te gjendjes shendetesore te pergjithshme (kujdes diabeti,semundjet e gjakut dhe ato ngjitese)

· Kushtet sterile gjate vendosjes se implantit.

· Percaktimi I mire I planit te punes nga ana e mjekut.