Kemi dy lloje ngjyrimesh tek dhembet:

1. Ngjyrimi i brendshem. Është ngjyrim që nuk nxirret dot me furçe dhe që ka vepruar në brendesi të dhëmbit. Ndryshimet strukturale (të lidhura me ilace ose me marrje të tëpërt të fluorit ) gjatë përjudhes se formimit të dhëmbëve hyjnë në ketë klase. Veprimi bleaching është shume i suksesshem në shumicen e ketyre problemeve.

2. Njollosja e dhëmbëve. Janë ngjyrimet në sipërfaqen e dhëmbëve nga agjentë ngjyroses si duhani, çaji, kafeja etj. Në shumicen e rasteve keto njolla mund të hiqen me pastrim të gurezave dhe me një pastrim profesional me furçe. Ngjyrimet e ndryshme kerkojnë mjekime të ndryshme. Prandaj duhet të merret një vendim midis pacientit dhe stomatologut.