Ç'eshte bleaching (zbardhimi i dhembeve)?

Zbardhimi i dhëmbëve është një zgjedhje kozmetike për personat që nuk janë të kenaqur nga ngjyra e dhëmbëve. Kjo është një metode oksigjenimi për të zbardhur dhëmbët e atyre individeve që u ka ndryshuar ngjyra nga shkaqe të ndryshme,dhe për të hapur ngjyren e dhëmbëve të individeve të veçantë ne disa tone me te celura.

Ngjyra natyrale e dhëmbëve me kalimin e viteve ndryshon prej faktoreve të ndryshem. Me kryerjen e zbardhjes se dhëmbëve në klinike ose në shtëpi mund të përftohet një zbardhje 2-10 tone, dhe një qëshje me e bukur. Veprimi bleaching duhet të përdoret patjetër nën kontrollin profesional.

Kemi dy lloj ngjyrimesh tek dhembet:

1. Ngjyrimi i brendshem. Është ngjyrim që nuk nxirret dot me furçe dhe që ka vepruar në brendesi të dhëmbit. Ndryshimet strukturale (të lidhura me ilace ose me marrje të tëpërt të fluorit ) gjatë përjudhes se formimit të dhëmbëve hyjnë në ketë klase. Veprimi bleaching është shume i suksesshem në shumicen e ketyre problemeve.

2. Njollosja e dhëmbëve. Janë ngjyrimet në sipërfaqen e dhëmbëve nga agjentë ngjyroses si duhani, çaji, kafeja etj. Në shumicen e rasteve keto njolla mund të hiqen me pastrim të gurezave dhe me një pastrim profesional me furçe. Ngjyrimet e ndryshme kerkojnë mjekime të ndryshme. Prandaj duhet të merret një vendim midis pacientit dhe stomatologut.