Vizita e pare tek dentisti

Kur bebeja juaj të jetë 6 muajsh do të filloje ti duket dhëmbi i pare i qumështit. Në çast kur shihni dhëmbin e pare të qumështit është mire të rezervoni një takim me mjekun dentist. Nga kjo vizitë do të mesoni shqëtësimet që mund të dalin me prapa në lidhje me dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe qiellzen e gojes. Po në ketë vizitë do të informoheni për gjerat që duhet të keni kujdes, si zhvillimi i nofullave dhe fytyres dhe problemeve me dhëmbët e qumshtit. Ketë lloj vizite e quajme "vleresim i gojes, dhëmbëve të bebes së shëndetshme". Kontrolli tjetër do të bëhet kur femija të mberrije në moshën 3-5 vjeç, ku do të bëhet vleresimi i përgjithshem i gojes dhe dhëmbëve. Në ketë vizitë do të mesohet larja e dhëmbëve dhe ushqyerja. Duke u praktikuar fluor sipërfaqesor do të rritet rezistenca e dhëmbëve. Por detyra e prinderve nuk mbaron vetëm me dergimin e femijes tek mjeku stomatolog por duhet ta beje dentistin të pelqyer edhe tek femijet.

Përpiquni që para vizitës se dentistit, femija ta kuptoje si aventure argetuese.

Vizitën te mjeku duhet ta bëni në nje çast kur fëmija është i çlodhur

I tregoni ngjarje argetuese me dentist.

Në shtëpi në forme loje i kontrolloni gojen njëri tjetrit.

Jepuni rendesi dhëmbëve dhe bëni që dhe femija juaj ta kuptoje ketë.

Dhe të gjitha keto do të bejnë të mundur që femija të shkoje me deshire tek dentisti,të doje dhëmbët dhe
të kujdeset për to.