Ka ca gjera qe duhen shmangur gjate shtatzanise :

Rrini larg infeksionëve. Në rast se do keni temperature nga nje virus apo infeksion,ekulibri delikat i kripes se fosforit apo të kalciumit në gjak mund të prishet. Dhe kjo mund të prishe cilesinë dhe sasinë e struktures së dhëmbit qe po zhvillohet gjate asaj periudhe.

Edhe në rast të rekomandimit nga ana e doktorit,Brenda mundesive duhet të rrihet larg antibiotikëve me përmbajtje tetraclikline. Tetraciklina njollos dhe prish ngjyren e dhëmbëve të qumeshtit dhe të përhershem. Tashme ky antibiotik nuk po përdoret më nga doktoret.

Ushqehuni mire: të ushqyerit mire ashtu siç është i rendesishem nga çdo aspekt edhe nga kendveshtrimi i shendetit të dhëmbëve është shumë i rendesishem. Një pikë tjetër e rendesishme është edhe ndikimi që mund të kenë dhëmbët e femijes nga lindja e hershme. Shkak për ketë është mos plotësimi mineral i pjesëve të dhëmbit që bën që dhëmbi të jetë me pak i qëndrushem. Dhëmbët e femijeve të lindur nga një lindje e hershme kerkojnë me tëpër vëmendje. Fëmijet e lindur në kohe janë me të qëndrueshem ndaj ketij problemi.