Ç'eshte ZIRKONIUMI ?

Prej shumë vitesh në punimet me porcelan përdorej metal për të përforcuar rezistencën e strukturës. Por ngaqë diheshin problemet e strukturës metalike me mishrat e dhëmbëve, indin e dhëmbit, shëndetin e përgjithshëm, dhe sidomos nga ana estetike, prej vitesh vazhdonin kërkimet për një material alternativ.

Fillimi i përdorimit të zirkoniumit i cili përdorej dhe në fusha të tjera të mjeksisë,

në vend të metalit të porcelanit hapi një epokë të re në stomatologji.

Sepse struktura e re me zirkonium jo vetëm nuk sjell probleme me mishrat e dhëmbëve dhe nuk bën alergji, por ka dhe një përthyerje drite të përafërt me dhëmbët natyralë duke qenë kështu më estetike dhe funksionale.

Këllëfet dhe urat që formohen duke vendosur porcelan mbi zirkoniumin njihen ndryshe dhe me emrin CERCON si bashkim i emrave ceramic + zirconium.

Ky sistem që ka një rezistencë prej 900 MPa, veç vetive fizike më të larta ka një përshtatje mjaft te mire me indin, veçori të përçimit të dritës dhe indikacione të tjera të cilat kanë hapur një epokë të re ne stomatologji.

Suksesi i materialit është vërtetuar në fushën e mjeksisë dhe industrisë.

Në përfundim të kërkimeve që filluan në vitin 1998 nga viti 2002 ka filluar përdorimi në gjithë klinikat në mbarë botën. Me këto punime të reja janë zgjidhur dhe problemet që lindin tek pacientët tek të cilët përdoren restaurime qeramike dhe metal-qeramike.