Problemet qe mund te dalin ne lidhje me dhembet.

Dhëmbët e pjekurise: keto mund të qëndrojnë për vite pa nxjerre problem. Nëse keni një dhëmb pjekurie të cilit I eshte formuar nje xhep,është gjysme i hapur ,ose është i mbushur sipër me mbeturina ushqimore,para se të planifikoni shtatzanine duhet ta hiqni që të shpetoni nga ky problem.Sepse mund të shkaktoje dhimbje të fuqishme dhe infeksion. Zgjidhja e ketij problemi është antibiotiku,rontgeni(grafia)dhe në shumicen e rasteve heqja(shkulja).

Dhëmbët e prishur: Mes 3 ose 6 muajve mund të bëhen prishje të vogla.Po qe se keni edhe një prishje fare të vogel të dhëmbit duhet ta vizitoni para shtatzanise.

Mishrat e dhëmbëve: Nëse keni mishin e dhëmbit me dhimbje,te fryer apo me rrjedhje gjaku duhet patjetër që ta vizitoni para shtatzanise sepse keto simptoma do të shtohen.

Dhe nëse keni një problem të tille me dhëmbet pa i kontrolluar të gjithe mos planifikoni shtatzani.Sepse në të kundert mund të përballeni me lindje të hershme apo me lindje të bebes nën peshe.Edhe nëse nuk keni asnjë problem duhet të bëni një pastrim dhe të merrni mesim mbi higjenën dhe përdorimin e furçes.

Mos harroni të vizitoni dentistin njëhere në 3 muaj pasi keni ngelur shtatzenë.