SHENDETI I DHEMBEVE TE GRUAS

Pse duhet që gratë të kujdesen me tëpër për shendetin e gojes dhe te dhëmbëve?

Shendeti i dhëmbëve dhe i gojes tek gratë në periudha të ndryshme kerkon me tepër vemendje.

Tek gratë përiudha të tilla si puberteti, menstruacionet,shtatzania, menopauza dhe ndryshimi i nivelit hormonal ndikon drejtpërsedrejti ne shendetin e gojes dhe të dhëmbëve. Veçanerisht gratë janë me të ndjeshme ndaj problemeve të tille si dhimbje e ATM se nofulles, dhimbje të muskujve të fytyres,gojes se thatë etj.

Puberteti:

Zakonet mund të jenë shkak për fryerje të mishrave të dhëmbëve. Virusi herpes madje mund të bëhet shkak për semundje të tilla si afte dhe ulcera. Ushqimet e idhëta dhe me acide mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve.Nuk janë shume të suksesshem në kujdesin ndaj dhëmbëve. Është një periudhe ku prishjet e dhëmbëve dhe infeksionet rastisen shumë shpesh.

Ilacet(contraceptive) kontrolluese të lindjes.

Ilaçet kontrollues të lindjes për arsye të përmbajtjes se tyre (progesteron dhe estrogjen) ndikojnë në shtatzaninë dhe bëhen shkak për probleme të tilla si fryrje të mishrave të dhëmbëve, gjakosje të lehtë, skuqje. Kur përdorimi i disa antibiotikeve behet bashke me keto ilace ndikimi i ketyre ulet. Gratë që përdorin keto ilace kanë dyfish rrezik infeksioni(alveolit) pas heqjes se dhëmbit. Prandaj për ketë arsye para se të bëni vizitë duhet që ti tregoni dentistit që keni përdorur ilace të tille.

Shtatzania

Gratë shtatzena për shkak të levizjeve të menjëhershme të nivelit të hormoneve (esterogjen dhe progesterone) janë me të ndjeshme (prekshme) ndaj infeksioneve të mishrave të dhëmbëve. Nëse nuk pastrohen mire mbetjet ushqimore tek mishrat e dhëmbëve mund të formohet shumë lehtësisht gingivitis ( mishra dhëmbësh të skuqur, të fryer dhe me gjakosje ). Gratë shtatzena me probleme serioze të mishrave të dhëmbëve rrezikohen nga lindja e hershme dhe bebe nën peshe.

Tumoret e lehta që shfaqen tek mishrat e dhëmbëve të grave shtatzena zhduken shpejt pas mbarimit të shtatzanise. Gratë që mengjeseve zgjohen me të përziera ka rrezik që dhëmbët e tyre të demtohen nga acidet që ndodhen në goje. Për të parandaluar kete fenomen rekomandohet shpërlarja e gojes me uje të bollshem.

Të ushqyerit mire veçanërisht marrja e bollshme e vitaminave C dhe B12 e bën mjedisin e gojes të fortë dhe të shendetshem.

Pastrimi i gurezave të dhëmbëve jo vetëm që pengon formimin e infeksioneve por ul në maksimum mundesinë e formimit të prishjeve apo tumoreve.

Për shtatëzenat koha me e mire për tu vizituar është koha në mes 4-6 muajsh. Nëse ka ndonjë faktor që shqëtëson apo shkakton dhimbje,shtatzena duke u konsultuar krahas dentistit edhe me gjinekologun duhet të shpetoje nga ky shqëtësim. Por vizitat që nuk janë urgjente nuk preferohen të bëhen gjatë kohes se shtatzanise.

Menopauza

Gjatë menopauzes tek gratë shfaqet një shqetësim i tille si tharje e gojes, ndjejme djegje brenda gojes, ndjejme djegje brenda gojes, ndryshim të shijes etj.

Mishrat e dhëmbëve janë me delikat dhe me me dhimbje.

Testi për forcimin e hormoneve(HRT) mund të shkaktoje skuqje, gjakosje ose fryrje të mishrave të dhëmbëve.

Faktore të tjere

Ilacet e dietave, cigarja (duhani),ushqimet e prishura janë faktore që ndikojnë negativisht në shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve. Keto bejani të qartë patjetër mjekut tuaj.