ERA E KEQE E GOJES

Shkaku i eres se gojes jane lendet e mbetura nga mikrobet e ngordhura dhe gazi i quajtur squfur volatil (i avullueshem).

Era e keqe qe vjen nga frymemarrja kryesisht e ka burimin nga goja.Nje infeksion brenda gojes, nje semundje e perparuar e mishrave te dhembeve apo bakteret e vendosura ne mbeturinat ushqimore te mbetura ne goje prej disa oresh mund te jene shkak i eres.

Ndersa problemet e tjera sistemike qe behen shkak i eres se keqe jane: Tonsiliti, inflamacioni i mushkerive, sinusiti, diabeti (era e acetonit), semundjet e stomakut dhe te zorreve, insuficienca renale, demtimet e melcise dhe metabolizmit.

Fillimisht duhet te vihet diagnoza e eres se gojes dhe me pas te vendoset per trajtimin e saj.Ne ererat qe vijne prej brendesise se gojes duhet te ndiqen hapat e meposhtem:

· Mjekohen te gjithe dhembet e prishur.

· Mjekohen semundjet e mishit te dhembeve. Pastrohen gurezat.

 

Gjera te tjera qe duhen bere per eleminimin e eres se keqe:

· Pas cdo vakti lajini dhembet me furce per 3 min,dhe perdorni njehere ne dite fillin Dentar.

· Vendoseni furcen ne nje vend te paster dhe te thate,dhe lajeni mire pas perdorimit.

· Gjuha perderisa ka shume te thelluara dhe brazda ne siperfaqen e saj,bakteret pasi pozicionohen eshte mjaft e veshtire per ti
pastruar. Prandaj eshte e rendesishme qe se bashku me dhembet te lajme me furce edhe siperfaqen e gjuhes e sidomos
pjesen e pasme te saj,kjo eshte e rendesishme per eliminimin e eres se keqe. Nese kjo menyre eshte e bezdisshme dhe mund
tju provokoje te vjella,atehere me nje luge plastike pastrojeni gjuhen duke e rreshkitur lugen mbi siperfaqen e saj nga fundi ne
fillim.

· Sprajet e ndryshme apo gargarat e castit nuk e eleminojne eren e keqe pervec se disa min (5-7).

· Nese doni te eleminoni eren e keqe pregatisni nje gargare me %50 uje dhe %50 peroksid hidrogjeni

· Aroma e burimeve ushqimore si(hudhra,qepa,alkoli etj…) mund te eleminohen pjeserisht vetem nese te nesermen ne mengjes me stomakun bosh pijme nje gote qumesht te ftohte.