SI LAHEN DHEMBET?

Lëvizni furçën tuaj në formë rrethore të vogël në vendin ku bashkohen mishrat e dhëmbëve me dhëmbët tuaj në një kënd 45° dhe këtë veprim përsëriteni në anën e jashtme dhe të brendshme të çdo dhëmbi nga 10 sekonda për çdo dhëmb.

Si duhet të jetë një furçë ideale?

Një furçë ideale duhet të jetë me një butësi mesatare, me të paktën 3 rradhë, nga fije plastike të rrumbullakosura. Me furçat me koka të vogla mund të arrihet një pastrim më i detajuar.

Kini kujdes rregullat e mëposhtme për ta përdorur furçën tuaj në mënyrë të shëndetshme dhe efektive.

• Furça juaj duhet të ndërohet kur fijet nuk janë më paralele

(afërsisht çdo tre muaj). Po qe se kjo ndodh brenda çdo muaji do të thotë se i jepni më tepër presion se çduhet furçes.

• Furçat duhen mbajtur ne vend që të thahen shpejt dhe të mos kenë kontakt me furça të tjera.

• Duhet të keni të paktën 2 furça. Furça plastike ka nevojë për një ditë që të thahet plotësisht. Po qe se përdoret përditë një furçë , nuk thahet tamam dhe nuk e kryen plotësisht pastrimin e duhur.

• Kur ju bie gripi ndërrojeni furçën. Furçat janë një mjedis shumë i përshtatshëm për shtimin e viruseve dhe baktereve. Nëse virusi i gripit vendoset në furçë, mund të përballeni sërish me të njëjtën sëmundje.

• Kur përdorni pije me aciditet si lëng portokalli, lëng limoni, kokakola,

mos i lani dhëmbët brenda 30 minutave, ose mos përdorni pije të tilla 30 minuta pasi të lani dhëmbët. Pijet me aciditet prishin ekuilibrin e pH dhe shkrijnë shtresën mbi dhëmbët tuaj, dhe më pas kur fërkoni dhëmbët me furçë kjo shtresë largohet plotësisht dhe dhëmbët tuaj gërryhen pak nga pak.