6 – 14 % e popullsisë botërore nuk shkojnë tek stomatologu vetëm prej frikës.

1. A vazhdoni të këmbëngulni për të mos shkuar tek stomatologu megjithëse keni shumë dhimbje dhëmbi.?

2. Kur shkoni tek stomatologu, a jua shton frikën dekoracioni i klinikës?

3. A shqetësoheni nga zhurmat e mjeteve që përdor stomatologu?

4. A e shton frikën tuaj mosditja e mjekimit që do tju bëhët?

5. Mendimi që "mjetet që do të përdoren mund të mos jenë sterile"

6. A ju shqetëson?

7. A keni frikë nga infeksionet?

8. Kur keni dhimbje të padurueshme dhëmbi dhe detyroheni të shkoni tek stomatologu, a ndjeni të përziera, rrahje zemre
dhe djersitje?

9. A ju vjen mendimi se nuk do të dilni nga ndjenja e anestezisë?

10. A ju vjen mendimi se nukdo ti duroni aromat gjatë mjekimit?

Frika nga dentisti nga ana psikologjike përfshin frika jo të bazuara mbi gjëra llogjike, si psh. frikë ose mospëlqim për të mos shkuar tek dentisti. Ndërsa fobia nga dentisti është një problem më i rëndësishëm dhe më serioz se frika normale nga dentisti. Mënyra më klasike e sjelljes së personit fobik është anashkalimi i ngjarjeve. Kjo sjellje megjithëse mund të quhet zgjidhje në rastin e fobive të tjera, në rastin e largimit nga kontrolli i dhëmbëve të dëmtuar tek dentisti, sjell një rëndim të gjendjes më tepër se zgjidhje të saj.Ashtu si çdo frikë, dhe frika nga dentisti mbështetet në supozime jologjike.Ajo bazohet mbi njohuri të gabuara dhe mund të mjekohet me psikoterapi.

Largimi i frikës së pacientëve që shqetësohen nga zhurma e pajisjeve të klinikës mund të largohen nga ekranet e vendosura përpara poltronës së dentistit të lidhur me DVD. Vëmendja e pacientit shpërndahet edhe nga ana vizuale, edhe nga ana auditive. Muzika supreson zhurmën e pajisjeve, dhe kësisoj frika e pacientit largohet.

Për personat shumë të emocionuar mund të përdoren jastëk që bëjnë masazh të shpinës dhe këmbëve, ose me opsion ngrohjeje që pacienti të relaksohet.

Frika nga dentisti nxitet fillimisht nga ambjentimi i vizitës. Ngjyrat dhe objektet e përdorura në dekoracion vendosen në mënyrë që të relaksojnë pacientin.

Dentisti duhet të shpjegojë hap pas hapi mjekimin që do të ndiqet dhe duhet të kërkojë nga pacienti që ti tregojë kur të ketë dhimbje dhe ti japë besim që do të ndërpresë punimet në momentin kur ka dhimbje.