Gingivoplastia (Rregullimi i mishit te dhembeve)

Është një metodë e cila përdoret në atë që quhet "gummysmile" pra qeshje ku mishrat e dhëmbëve duken më shumë se çduhet. Me një operacion të vogël hiqen këto teprica që prishin buzeqeshjen. Tek këta pacientë punojnë sëbashku stomatologu estetik dhe periodontologu (doktori mishit të dhëmbëve) dhe përcaktohet forma që do tu jepet mishrave të dhëmbëve. Periodontologu i rregullon mishrat e dhëmbëve deri në nivelin e paracaktuar duke i dhënë një harmoni të bukur.

slide1

Pacientit i bëhet një anastezi lokale dhe ai nuk ndjen asgjë. Gingivoplastia është një operacion shumë i vogël por shumë i rëndësishëm sepse mund të ndryshojë buzëqeshjen totalisht.

slide1

Kur problemet estetike përfshijnë dhe dhëmbët, atëherë pas operacionit të mishrave të dhëmbëve mund të shoqërohet dhe me Laminate Veneer, për të arritur një përpunim të plotë të buzëqeshjes.